BIK: Haxhilerët e parë nga Kosova nisen më 24 maj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK: Haxhilerët e parë nga Kosova nisen më 24 maj

    Insajderi
    15 May 2025 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkësia Islame e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku është diskutuar për raportin e aktiviteteve të realizuara gjatë muajit Ramazan 2025 në Kosovë dhe në mërgatë, si dhe për parapërgatitjet e Haxhit 2025.

    Në njoftimin e BIK thuhet se besimtarët e parë nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë më 24 maj.

    “Kujtojmë se Bashkësia Islame e Kosovës ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura për Haxhin 2025 dhe për nisjen e haxhilerëve drejt vendeve të shenjta. Me lejen e Zotit, besimtarët e parë nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë më 24 maj 2025”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark