BIK-u ‘arsyeton’ pse nuk bëri lutje për viktimat në Turqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK-u ‘arsyeton’ pse nuk bëri lutje për viktimat në Turqi

    Insajderi
    24 July 2016 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkësia e Islame e Kosovës (BIK), nuk  organizoi  asnjë ceremoni lutjeje fetare për viktimat në Turqi. Gjatë tentim grusht shtetit atje,  mbi 260 persona u vranë e mijëra të tjerë u plagosën.

    Por për drejtuesit e BIK-ut,  kjo është një çështje e brendshme e Turqisë dhe se Kosova nuk ka të bëjë asgjë me këtë çështje.

    Ata thanë se nuk kanë nevojë të organizojnë lutje në xhamitë e vendit, vetëm pse ndonjë shtet tjetër ka vepruar në këtë mënyrë.

    Një prej këtyre vendeve është Maqedonia. Besimtarët islam në Maqedoni, me organizimin e Bashkësisë Islame të këtij vendi, javën që kaloi, bën lutje në xhami për viktimat në Turqi, të vrarë nga puçistët.

    Lutjet e së premtes atje u organizua falja e namazit të xhenazës në mungesë, ndërsa një ditë më parë, është lexuar hatme (lutje), për të vdekurit e 15 korrikut.

    Sabri Bajgora,  kryeimam në   Bashkësinë Islame të Kosovës,  tha për lajmi.net se  organizime të tilla nuk ka pasur e as nuk do të ketë në Kosovë.

    “Nuk ka pasur asnjë organizim të ndonjë ceremonie fetare për këtë çështje”, thotë Bajgora.

    Por ai sqaron se BIK-u ka organizuar lutje një të premte gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit për viktimat e sulmit terrorist që ka ndodhur në Aeroportin e Stambollit.

    Sipas tij,  këto dy raste dallojnë. Sa i përket tentim grusht shtetit, ai deklaron se kjo ka qenë një çështje politike dhe e brendshme e Turqisë.

    “Kjo çfarë ndodhi,  është çështje politike dhe e brendshme e Turqisë, që ne s’kemi pse të përzihemi”, thotë Bajgora.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark