Bilall Sherifi i Nismës propozon këtë kabinet qeveritar nëse qeveria formohet nga opozita - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bilall Sherifi i Nismës propozon këtë kabinet qeveritar nëse qeveria formohet nga opozita

    Insajderi
    11 February 2025 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bilall Sherifi i Nismës Socialdemokrate ka ndërtuar një kabinet qeveritar të përbërë nga akterë të partive opozitare.

    Sherifi ka thënë se vendi do duhej të qeverisej nga Lumir Abdixhiku, teksa ministër i Financave Bedri Hamza, shkruan Insajderi.

    Nëse do të bëhej një qeveri nga partitë që ishin në opozitë, atëherë qeveria do të duhej të dukej kështu:

    Kryeministër Lumir Abdixhiku

    Ministër i Financave Bedri Hamza, sepse njihet si njohës i mirë i financave!

    Ministër i Mbrojtjes Ramush Haradinaj, për arsyet që të gjithë i dimë!

    Ministër i Zhvillimit Ekonomik Fatmir Limaj, sepse ekonomia e Kosovës ka nevojë për një person që ka krijuar vepra kur ka pasur rastin me qenë në qeveri!

    Kjo është pikëpamja ime personale të cilën do ta mbrojë edhe në mbledhjen e kryesisë kurdo që kjo temë të shtrohet për diskutim!”, ka thënë ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark