Bilalli thotë se do ta ndalojnë demarkacionin, por jo me “duar në xhepa” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bilalli thotë se do ta ndalojnë demarkacionin, por jo me “duar në xhepa”

    Insajderi
    07 July 2016 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bilall Sherifi nga partia opozitare e Fatmir Limajt, NISMA, ka treguar se bashkë me AAK-në që kanë formuar një koalicion pas ndarjes nga VV-ja, do të kthehen në Kuvendin e Kosovës, për të ndalur ratifikimin e Kuvendit të Kosovës.

    Dhe këtë do ta bëjnë me secilën formë që është e nevojshme.

    Kështu së paku ka premtuar Sherifi duke folur në emisionin “Rrokum Rrol”, duke komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thënë se opozita nuk mundet me zor ta ndalë ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

    “Veseli e din se krejt të këqijat i kemi ndalë me zor”, ka thënë Sherifi.

    Duke e sqaruar këtë fjali, Sherifi ka thënë se koalicioni ka blerë vota për demarkacionin dhe se planifikon të fus policinë brenda për të nxjerrë opozitën.

    “Por nëse Qeveria mendon se e kanë zgjidhur një çështje në këtë mënyrë, ata e kanë hapur një çështje më të madhe”, ka thënë Sherifi.

    Sipas tij, miratimi i Demarkacionit nuk është “kafshatë që gëlltitet lehtë nga qytetarët”.

    “Kjo s’ka me qenë një çudi triditshe. Na s’kemi me shkue me duer n’xhepa, që ata me na ngre zhag e me na qit përjashta. E them kështu, jo për me luftue, por me ndalu në çdo forme”.

    Sherifi ka fole për çështjen e Demarkacionit si kriter për liberalizimin e vizave, duke thënë se “Kosovës po i kushton viza 8.200 hektarë, e jo 50 euro siç është zakonisht. Kjo asht absurde. Asht i nevojshëm liberalizimi, por jo në këtë mënyrë”, ka thënë Sherifi./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark