Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, ka bërë të ditur se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza është rritur në të paktën 31 mijë e 272.
Sipas kësaj ministrie, të paktën 73 mijë e 24 njerëz janë plagosur që nga sulmet që nga 7 tetori.
Tutje, bëhet e ditur se të 24 orët e fundit janë vrarë 88 palestinezë dhe 135 janë plagosur.
Ndërkaq, këto shifra të kësaj ministrie nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë.