Bilanci i grusht shtetit në Turqi mbi 260 të vdekur, 2800 ushtarë të arrestuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bilanci i grusht shtetit në Turqi mbi 260 të vdekur, 2800 ushtarë të arrestuar

    Insajderi
    16 July 2016 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri turk, Binali Yildirim, tha në një konferencë për media se situata është nën kontroll.

    Ai tha se përpjekja për grushtshtet është një “njollë e zezë” në demokracinë turke.

    Sipas kryeministrit turk, numri i të vrarëve është rritur në 265 vetë.

    161 të vdekur ka pasur nga forcat e sigurisë, besnike të qeverisë. 104 puçistë janë vrarë ndërsa 1140 vetë janë plagosur. Kurse 2800 ushtarë e oficerë të lartë janë arrestuar.

    Zyrtarë të qeverisë thanë se pesë gjeneralë dhe 29 kolonelë janë larguar nga postet e tyre për shkak të përfshirjes së dyshuar në përpjekjen për të rrëzuar qeverinë e Erdoganit.

    Ushtruesi i detyrës së shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, gjenerali Umit Dundar, tha se 41 zyrtarë policorë janë në mesin e të vrarëve.

    “Përpjekja për grushtshtet ka dështuar”, tha Dundar në një konferencë për media në Ankara.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark