Policia në Munich ka thënë se 10 njerëz kanë vdekur pas të shtënave me armë në afërsi të një qendre tregtare në kryeqytetin e Bavarisë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Po ashtu sipas policisë, numri i të plagosurve në tragjedinë e një dite më parë në Mynih ka arritur në 21, transmeton Insajderi.
Policia gjermane tha se sulmi u krye nga vetëm një person. /Insajderi.com