Bill Gates ka zbuluar tre aftësitë që ai beson se do t’i bëjë njerëzit të suksesshëm në tregun e punës së të ardhmes – dhe këtu bien poshtë të gjithë ata që nuk shkëlqejnë në shkencë dhe numra.
Bazuar në të dhënat që ka mbledhur, bashkëthemeluesi i Microsoft tha se njerëzit që do të jenë më të kërkuarit në vitet e ardhshme duhet të kenë dijeni në: shkencë, inxhinieri dhe ekonomi.
“Unë mendoj se e njohurit themelore të shkencës, aftësitë matematikore dhe ekonomike – shumë karriera në të ardhmen do të jenë të varura nga këto tre gjëra”, ka thënë Gates, shkruan The Independent.
Miliarderi amerikan ka shtuar se punëtorët e aftë në këto fusha do të jetë “agjentë të ndryshimit në shumë institucione”.
Gates, së fundmi ka njoftuar se ai do të jap një fond me vlerë prej më shumë se 1 miliard eurove për të luftuar ndryshimin e klimës. /Insajderi.com