Revista më e famshme në botën e show bizit “Billboard”, së fundi ka shkruar një artikull për këngëtaren, Era Istrefi.
Në këtë artikull tregohet sesi Era, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të kompanisë së njohur në botën e muzikës “Ultra Music” dhe firmosjen e kontratës që është bërë kohë më parë.
Sapo udhëheqësit kishin dëgjuar këngën e Erës “Bonbon” ata kanë nënshkruar kontratë me menaxherin e Erës, Faton Shoshi, për të përcjellë punën e kësaj këngëtareje të fuqishme, ka shkruar Billboard