“Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit, pasojat tashmë po i bartim” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit, pasojat tashmë po i bartim”

    Insajderi
    06 June 2023 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka akuzuar dy udhëheqësit e shtetit, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, se po e dërgojnë Kosovën drejt izolimit ndërkombëtar.

    Në një reagim në Facebook të martën, Hoti tha se Kosova sot po humb miq dhe aleatë shkaku i politikës së pushtetit aktual qeverisës.

    “Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani”, tha Hoti.

    “Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada. Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve”, deklaroi ai.

    Hoti është shprehur i shqetësuar me penalizmin e Kosovës nga ShBA-ja pas ngjarjeve në veri. Ka pyetur se cilat mund të jenë pasojat e radhës.

    “Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FKS-së. Cilat janë pasojat e radhës?!”, u shpreh ish-kryeministri, aktualisht deputet i LDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark