Bioenergjisti: Unë meditoj, njerëzit shërohen, ua zhbllokoj energjinë - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Bioenergjisti: Unë meditoj, njerëzit shërohen, ua zhbllokoj energjinë

    Insajderi
    14 June 2025 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selim Mulliqi, i njohur si bioenergjetist, thotë se përmes praktikës së tij të meditimit ka ndihmuar në shërimin e shumë njerëzve. Në një rrëfim për Insajderin, Mulliqi shpjegon se fokusi i punës së tij është zhbllokimi i energjisë tek individët, një proces që ai beson se ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e gjendjes së tyre fizike dhe emocionale.

    “Unë meditoj, njerëzit shërohen”, thotë ai me bindje, duke theksuar se energjia në trupin e njeriut mund të bllokohet për shkak të ndikimeve të jashtme – siç janë kontaktet e padëshiruara, mendimet negative të të tjerëve, apo edhe vetëm një shikim i keq.

    Sipas Mulliqit, këto bllokime mund të ndikojnë në sistemin e brendshëm të trupit dhe të çojnë në sëmundje apo ndjesi të lodhjes dhe shqetësimit të përgjithshëm. Ai pretendon se përmes teknikave të meditimit dhe fokusit energjetik arrin të identifikojë dhe të zhbllokojë këto pengesa, duke u dhënë pacientëve ndjenjën e lehtësimit.

    “Ka raste që vetëm pas një seance njerëzit ndihen më të lehtë, si të ishin çliruar nga diçka që i rëndonte për vite me radhë,” shton Mulliqi.

    Bioenergjisti: Unë meditoj, njerëzit shërohen, ua zhbllokoj energjinë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark