Bisedë telefonike, Rama-Tsipras: Retorika nacionaliste e dëmshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bisedë telefonike, Rama-Tsipras: Retorika nacionaliste e dëmshme

    Insajderi
    22 November 2016 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas inofrmacioneve paraprake, biseda telefonike është kryer me kërkesë të kryeministrit shqiptar. Dy udhëheqësit kanë theskuar rëndësinë e përforcimit të marrëdhënieve dypalëshe, për interes të dy popujve, por edhe të rajonit në tërësi.

    Kryeministri Tsipras i ka dhënë rëndësi faktit që pala greke mbetet e angazhuar në këtë përpjekje, por ka theksuar se veprimet e kohëve të fundit dhe retorika nacionaliste në rritje minojnë konsolidimin e një klime të mirëbesimit të nevojshëm për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe.

    Në të njëjtën kohë, ai ka vënë në dukje nevojën për të gjeneruar me hapa konkretë rezultate konkrete në bashkëpunimin mes dy vendeve, fakt për të cilin Greqia ka nisur një seri iniciativash.

    Tsipras ka theksuar gjithashtu se  mbrojtja e të drejtave të pakicave etnike greke përbën një çështje kryesore për marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe një kusht themelor për ecurinë europiane te Shqipërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark