Bisedime për Sirinë në Gjenevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bisedime për Sirinë në Gjenevë

    Insajderi
    13 April 2016 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Negociatorët do të mblidhen sot në Gjenevë për një rreth të ri të bisedimeve për paqe në Siri.

    Dhuna në terren, megjithatë, ka shtuar dyshimet për suksesin e negociatave.

    Në provincën e Alepos janë raportuar luftime të ashpra midis forcave qeveritare dhe Frontit Al Nusra, degë e Al Kaidës.

    Në bisedimet, të cilat ndërmjetësohen nga Kombet e Bashkuara, synohet të arrihet marrëveshje për formimin e një qeverie të tranzicionit në Siri.

    Lufta civile në këtë vend, e cila ka nisur qysh në vitin 2011, ka vrarë mbi 270,000 njerëz dhe ka zhvendosur gjysmën e popullsisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark