Partia SocialDemokrate ka dërguar një mesazh në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, në kohën kur janë duke u zhvilluar takime në Ohër lidhur me aneksin e zbatimit të marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Anëtari i PSD’së, Asdren Shala ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj dhe disa anëtarë të tjerë.
Në mbishkrimin e fotografisë, Shala ka shkruar: “Kunder Asociacionit!”.