Bisedimi me Putinin, Trump tregon se ka arritur një marrëveshje me Rusinë lidhur me Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Bisedimi me Putinin, Trump tregon se ka arritur një marrëveshje me Rusinë lidhur me Ukrainën

    Insajderi
    18 March 2025 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë detaje të tjera rreth bisedës telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

    “Biseda ime telefonike sot me presidentin Putin të Rusisë ishte një bisedë shumë e mirë dhe produktive”, tha ai.

    “U pajtuam për armëpushim të menjëhershëm në të gjithë energjetikën dhe infrastrukturën, me mirëkuptimin që do të punojmë shpejt për të arritur armëpushim të plotë dhe, në fund, për të përfunduar këtë luftë shumë të tmerrshme mes Rusisë dhe Ukrainës”, shtoi tutje i pari i SHBA’ve pas bisedës me Putinin.

    Presidenti amerikan do të duhet të punojë që Ukraina të pajtohet me ndërprerjen 30-ditore të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.

    Trump kishte arritur me Ukrainën një marrëveshje armëpushimi javën që shkoi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark