×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Borrelli shumë shpejt do ta ftoj Kurtin e Vuçiqin në takim, ne i suspenduam gjobat

    Insajderi
    24 November 2022 - 00:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se marrëveshja e sotme i hap të gjitha dyert që të fillohet me biseda intensive rreth planit të propozuar nga BE-ja e të mbështetur nga Gjermania e Franca.

    Ai tha se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, së shpejti do t’i ftojë Kurtin e Vuçiqin në një takim.

    “Tani, Borrell do t’i ftojë shumë shpejt të dy liderët që të fillojnë bisedat intensive rreth propozimit të tij dhe me mbështetje të Gjermanisë dhe Francës”, është shprehur Bislimi.

    Tutje, ai tha se me marrëveshjen e sotme, Serbia do të pushoj me riregjistrimin e veturave me targa KM, kurse Kosova do ta suspendoj vendosjen e gjobave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark