Bislimi deklarohet pas takimit ndaras me Escobarin e Lajcakun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bislimi deklarohet pas takimit ndaras me Escobarin e Lajcakun

    Insajderi
    31 January 2022 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari Special i BE-së për dialog, Miroslav Lajcak, së bashku me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar janë takuar ndaras me Besnik Bislimin, ku kanë folur për çështje të ndryshme.

    Lidhur me takimin e tyre së fundmi u deklarua vet zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

    “Sot mirëprita në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák dhe Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar”, ka thënë Bislimi.

    Bislimi ka treguar se mbarëvajtja e procesit të dialogut ka qenë ndër pikat kyçe në takim. Ai bëri të ditur se në takim është potencuar rëndësia e pacënueshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues.

    “Mbarëvajtja e procesit të dialogut, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces ishin në qendër të fokusit të takimit dhe temave të diskutimit. Riktheksova se dialogu është në shërbim të qytetarëve dhe paqes e sigurisë së përgjithshme, përmes një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke. U potencua pacenueshmëria e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues”, shkroi tutje Bislimi.

    “Shpreha mirënjohjen për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur procesin e dialogut të drejtuar nga BE. Z. Escobar tha se ky proces ka përkrahje të plotë nga ana e SHBA-ve. Ndërkohë, z. Lajçak tha se ky takim është një mundësi e mirë për të vazhduar diskutimet dhe avancuar mëtej në këtë proces. Gjithashtu, konfirmova përkushtimin e Kosovës në vazhdimin e angazhimit konstruktiv në procesin e dialogut”, përfundoi ai.

    Video:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark