Bislimi: Dhashë dorëheqje pasi dua t’i përkushtohem punës akademike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Dhashë dorëheqje pasi dua t’i përkushtohem punës akademike

    Insajderi
    27 May 2016 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish deputeti i kësaj partie në Kuvend të Kosovës ka rrëfyer arsyet e largimit të tij nga Kuvendi përmes një letre që ia ka dërguar kryesisë së VV-së.

    Ai ka thënë se dëshiron që t’i përkushtohet më shumë jetës së tij si akademik, duke thënë se nuk po mund të jap kontribut të mëtutjeshëm në Kuvend.

    “Kam përshtypjen se angazhimi im në parlament si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka reduktuar dukshëm hapësirën e mbetur për angazhim akademik, që ka rrezikuar të reflektohet në cilësinë e punës sime akademike”, thuhet në njoftimin e tij.

    Përveç kësaj, arsye tjetër për dorëheqjen e tij, vetë Bislimi i cilëson zhvillimet e fundit të legjislaturës aktuale të Kuvendit të Kosovës.

    Ai e përmend seancën e 26 shkurtit, në të cilën u zgjodh president Hashim Thaçi, duke e konsideruar atë seancë “skandaloze”.

    Bislimi ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së sotme.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, i cili ka demantuar një lajm të publikuar më herët gjoja se Bislimi ka dhënë dorëheqje edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark