×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi dhe Petkoviq sot në Bruksel për “zbatimin urgjent” të marrëveshjes

    Insajderi
    02 July 2024 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

    Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me Bislimin dhe Petkoviqin vazhdon për të punuar në zhbllokimin e marrëveshjes.

    Ndërsa duke ju referuar takimeve të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin javën e kaluar, ai tha se diskutimet ishin më sfiduese se kurrë.

    Ai shprehi keqardhje që nuk pati përparim në zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit.

    “Javën e kaluar, Borrell dhe unë pritëm Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti në Bruksel për një tjetër takim të Dialogut Beograd-Prishtinë. Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Diskutimet ishin sfiduese si kurrë më parë. Megjithatë, puna jonë vazhdon nesër kur do të mbledh Kryenegociatorët për të përpunuar hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes. Java ime përfundoi në Dubrovnik në Forumin vjetor të Dubrovnikut që mbledh së bashku politikën dhe vendimmarrës nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë. Kjo ngjarje është gjithmonë një tregues i mirë se ku jemi, përpara pushimeve politike të verës. Këtë vit, fokusi ishte në sfidat globale, zgjedhjet dhe zhvillimet e ardhshme, por diskutuam gjithashtu të ardhmen e Ballkanit Perëndimor si pjesë e BE-së.”

    Ndërsa zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha se prioritet në takim do të jetë “nisja urgjente e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve“.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark