×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e saj

    Insajderi
    15 June 2024 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka takuar përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

    Ai njoftoi se wshtw diskutuar rwndwsia e intensifikimit tw të përpjekjeve për njohjen e mëtejshme ndërkombëtarisht të gjenocidit serb në Kosovë

    “Duke përshëndetur miratimin muajin e kaluar të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë dhe shënimin e 11 korrikut si “Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës”, theksuam rëndësinë për intensifikim të përpjekjeve për njohjen e mëtejshme ndërkombëtarisht edhe të gjenocidit serb në Kosovë”, ka shkruar Bislimi në profilin e tij në Facebook.

    Tutje, Bislimi ka pohuar se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi.

    “Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e saj, teksa është po i njëjti aparat shtetëror që ende sot udhëheq vendin. Diskutuam dhe mbi procesin e dialogut, ku i njoha me pengesat që Serbia po i bën procesit, shkeljet e vazhdueshme, dhe mungesën e vullnetit dhe gatishmërisë së tyre për ecjen tutje dhe zbatimin e marrëveshjeve”, thotë mes tjerash ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark