×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Në Kosovë ka rënë shkalla e papunësisë në 10.7 për qind

    Insajderi
    24 July 2024 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se shkalla e papunësisë në Kosovë është ulur në 10.7%.

    Bislimi përmes një postimi në twitter thotë se kjo është vërtetuar edhe në bazë të statistikave nga ana e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

    ‘’Në të dhënat më të fundit të publikuara nga ASK-ja, mbi shkallën e papunësisë në tre mujorin e fundit të vitit 2023, konstatohet se ka patur një rënie të mëtejme të papunësisë nga 11.8% në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, në 10.7%’’, ka shkruar Bislimi.

    Tutje ai është shprehur se në tri vitet e fundit, indikatorët ekonomikë kanë njohur përmirësime të konsiderueshme dhe rritje të shpejtë.

    ‘Më shumë punësim, më shumë zhvillim. Kosova është në rrugën e drejtë të zhvillimit dhe një të ardhmeje prosperuese”, ka shkruar Bislimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark