Bislimi në SHBA: Akti i agresionit i Banjskës si dhe sulmi i fundit në Ibër Lepenc të ndëshkohen me masa konkrete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi në SHBA: Akti i agresionit i Banjskës si dhe sulmi i fundit në Ibër Lepenc të ndëshkohen me masa konkrete

    Insajderi
    07 December 2024 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me Drejtorin e lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të administratës Biden, ambasadori Michael Carpenter.

    Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj Kosovës, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi partneritetin, miqësinë dhe aleancën e palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Në takim u bisedua mbi perspektivën e dialogut dhe rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve, me theks në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Implementimit të Ohrit, ku Kosova vazhdon të mbetet konstruktive dhe e angazhuar në proces”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

    Zëvendëskryeministri Bislimi tha se edhe sulmi i fundit terrorist javën e kaluar në Varagë të Zubin Potokut në kanalin e Ibër Lepencit, është tregues i radhës se Serbia nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve dhe fqinjësi të mirë.

    “Ai theksoi dhe nevojën që akti i agresionit i Banjskës i shtatorit të vitit të kaluar si dhe sulmi i fundit në Ibër Lepenc të ndëshkohen me masa konkrete, në mënyrë që të parandalohet që Serbia të përsëritë sulme të përmasave të tilla që minojnë sigurinë e vendit dhe të rajonit”.

    Më tej, ai foli për politikat nxitëse të ndërmarra nga qeveria për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë dhe lehtësimin e integrimit të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark