Bislimi për rezolutën e PE’së: E dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për vënien e masave kufizuese – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi për rezolutën e PE’së: E dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për vënien e masave kufizuese

    Insajderi
    19 October 2023 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e ka përshëndetur miratimin e rezolutës nga Parlamenti Evropian që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator.

    Rezoluta kërkon që Serbia të dënohet nëse vërtetohet përfshirja në sulmin terrorist.

    Kosova ka publikuar vazhdimisht prova që tregojnë për një përfshirje të tillë.

    ”E mirëpres rezolutën e miratuar sot nga @Europarl_EN  i cili ndër të tjera dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për miratimin e masave kufizuese. Ai gjithashtu thekson njohjen reciproke si një parim dhe një qasje të balancuar në procesin e dialogut”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

    Më 24 shtator një grup terrorist në veri të Kosovës e vrau policin, Afrim Bunjakun, tashmë hero i Kosovës. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark