Bislimi publikon emrin e një serbi që thotë se është dora e djathtë e Radojiçiqit, i përfshirë në sulmin në Zubin Potok - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi publikon emrin e një serbi që thotë se është dora e djathtë e Radojiçiqit, i përfshirë në sulmin në Zubin Potok

    Insajderi
    30 November 2024 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj Serbisë të cilët mohuan se kanë lidhje me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.

    Bislimi ka zbuluar emrin e një serbi që thotë se është dora e djathtë e Milan Radoiçiqit dhe se është i dyshuari për kryesor për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 2024.

    Për këtë sulm dhe tjetrin që ndodhi më 28 nëntor në ndërtesën e komunës së Zveçanit i paraprinë sulmit të mbrëmshëm në Ibër-Lepenc.

    “Dora e djathtë e tij [Radoiçiqit], Nemanja Radivojeviq – Gandi, është i dyshuari për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 2024, e që bashkë me sulmin në ndërtesën e komunës atje më 28 nëntor 2024, i paraprinë sulmit terrorist e kriminal ndaj infrastrukturës kritike që na mundëson ftohjen e termoelektranave që prodhojnë energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë të disa komunave të Kosovës përfshirë një pjesë të kryeqytetit, Prishtinës”, ka shkruar Bislimi.

    Ndërkaq, për reagimet e zyrtarëve serbë në Beograd dhe reagimin e Listës Srpska, Bislimi tha se të njëjtin distancim e bënë edhe kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, por se në anën tjetër e mbështesin dhe financojnë Milan Radoiçiqin, për të cilin tha se organizon sulme mbi Kosovën nga ana tjetër e kufirit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark