Besnik Bislimi nuk u përfshi në listën prej 110 kandidatëve, të cilën kjo parti e publikoi në mesnatën e kaluar.
Bislimi përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se ai nuk mund të jetë pjesë e garës pasi është edhe shef i shtabit.
“Për t’i dhënë fund manipulimeve të shpërndara qe nga mbrëmë, njoftoj të gjithë se shefi i shtabit, rrjedhimisht, nuk do të duhej të jetë pjesë e listës. Kështu ka qenë edhe në vitin 2017, edhe më 2019 dhe më 2021, e do jetë përsëri tash në 2024. Rezultati i tri zgjedhjeve të fundit, tregon që kjo ka qenë strategjia e duhur”, ka shkruar ai.