Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel.
Ai gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillojë takim me përfaqësuesin e Serbisë në dialog, Petar Petkoviq.
Sipas njoftimit për media në këtë takim fokusi kryesor pritet të jetë zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit.
‘’Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit. Ditën e hënë, pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit’’ thuhet në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit.
Gjatë kësaj jave në Kosovë dhe Serbi qëndroi përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ai nënvizoi nevojën për implementimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, derisa përsëriti se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me vlerat evropiane.