Vendin e parë të kripto-valutave vazhdon t’a mbajë ‘Bitcoin’. Së fundmi edhe pse analistët e marketeve financiare parashikuan rënie të vogla, muajt e fundit ‘Bitcoin’ ka thyer rekordin e çmimit prej 21 mijë dollarë sa kishte arritur në vitin 2017, duke arritur vlerën aktuale prej 32 mijë dollarë.
Duke pasur parasysh që vlera e kripto-valutave rritet kur ekonomia e vendeve bie, e rrjedhimisht edhe valutat e tyre bien, kjo kripto-valutë ngritet kryesisht kur valutat si dollari bien në vlerë, percjell PaperRadio.
Për shkak të krizave të shkaktuara nga virusi Covid-19, valutat e shteteve të ndryshme si e Rusisë, Turqisë dhe Kinës pësuan rëniet më të mëdha.
Ndryshe, ‘Bitcoin’ është shpikur nga një grup njerëzish, anonim, në vitin 2008, dhe në fillim ishte më pak se një dollar duke arritur shifrën prej një mijë dollarë në më pak se dy vite.