×
  • Lajme
  • Lajme

    Bixhoz, fajde në tentativë e shpëlarje e parave- Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 16 personave

    Insajderi
    23 October 2024 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 16 të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar.

    “Sipas aktakuzës të pandehurit: I S.K., I.K., P.K., A.D., D.K., B.K., A.S., V.T., A.G., H.Xh., M.K., D.K, akuzohen se kanë kryer veprën penale: Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Të pandehurit S.K dhe L.B akuzohen për kryerjen e veprës penale: Fajdeja në tentativë, në bashkëkryerje. I pandehuri L.B. akuzohet edhe për kryerjen e veprave penale: Detyrim dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. Gjithashtu, të pandehurit S.K., E.G., dhe S.G., V.H., dhe L.K. akuzohen se kanë kryer veprën penale: Shpëlarja e parave. Ndërkaq, i pandehuri B.K. akuzohet se ka kryer edhe veprën penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.

    PSRK bën të ditur se në këtë rast janë konfiskuar: pajisje elektronike, para të gatshme dhe para në llogaritë bankare, tokë me sipërfaqe prej 1285 m2 , shtëpi me sipërfaqe prej 306 m2 , si dhe 6 banesa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark