×
  • Lajme
  • Lajme

    “Bixhoz i pa ligjshëm” – Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dhjetë personave

    Insajderi
    09 August 2024 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave, për përfshirje në aktivitete të paligjshme.

    Aktakuza është paraqitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Departamentin Special, dhe përfshin akuzat për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, si dhe për mbajtjen e paautorizuar të armëve.

    Nëntë nga të akuzuarit, përfshirë A.N, M.B, SH.K, E.D, R.D, F.M, B.G, R.M dhe M.B, po përballen me akuzat për “Organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” bazuar në nenin 294, paragrafi 2 të KPRK-së, në lidhje me nenin 31 të të njëjtit kod.

    Ndërkohë, një i akuzuar tjetër po përballet me akuzën për “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,” në bazë të nenit 366, paragrafi 1 të KPRK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark