“Bizneset e blejnë qymyrin nga Serbia me çmim prej 200 për ton” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Bizneset e blejnë qymyrin nga Serbia me çmim prej 200 për ton”

    Insajderi
    09 March 2023 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se “Kosova fle mbi qymyr, por importon qymyr”.

    Sipas tij, vetëm vitin e fundit 6 milionë euro qymyr janë importuar vitin e kaluar.

    “Qmyri është importuar edhe nga Serbia, me çmim prej 200 euro për ton, krahasuar me 60 euro për ton nga “Kosova Thëngjilli”, ka shkruar Hoti, transmeton Gazeta Insajderi.

    Ai tutje ka thënë se bizneset qymyrin e kanë blerë nga ndërmarrja “Kosova Thëngjilli”, e cila funksionin si shoqëri aksionare.

    “Kjo ndërmarrje e ka blerë qymyrin nga KEK-u, e ka përpunuar atë dhe ua ka shitur bizneseve ose e ka eksportuar”.

    Por, tash kontrata e kësaj ndërmarrje me KEK-un nuk është aktive.

    “Punëtorët e saj janë pa të ardhura. Sot bizneset private detyrohen të importojnë qymyr nga jashtë. Së paku 6 milion euro qymyr janë importuar vitin e kaluar”, ka theksuar tutje Hoti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në fund deputeti Hoti ka shtruar disa pyetje: Për kur po e ruajmë qymyrin? Çfarë strategjie është kjo? Pse duhet bizneset të blejnë qymyr tri herë më shtrenjtë nga Serbia e nga vendet e tjera? Pse të mos eksportohet qymyri kur tani ka kërkesë nga disa vende për shkak të krizës energjetike?/Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark