Biznesi privat në Kosovë viktimë e mashtrimit online: 21 mijë euro të vjedhura, policia dhe banka ende pa përgjigje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Biznesi privat në Kosovë viktimë e mashtrimit online: 21 mijë euro të vjedhura, policia dhe banka ende pa përgjigje

    Insajderi
    03 June 2025 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kompani private në Kosovë, e angazhuar në blerje dhe furnizim me pajisje mjekësore, ka denoncuar tek Gazeta Insajderi se ka rënë pre e një mashtrimi online që i ka shkaktuar dëm financiar prej 21 mijë eurosh.

     Sipas prononcimit të pronarit të biznesit që merret me shit-blerjen e pajisjeve mjekësore, gjatë një procesi pagesash ndaj një furnizuesi në Evropë, hakerët kanë ndërhyrë në transaksionet bankare duke ndryshuar të dhënat për pagesa.

    “Kemi bashkëpunuar me kompani në Evropë dhe në dhjetor kemi bërë një import për të cilin kemi paguar furnizuesin. Pagesa e parë shkoi në rregull, por gjatë pagesës së kësteve të dytë dhe të tretë, dikush ka ndërhyrë në dërgesat e parave. Na kanë dërguar email që ndryshuan të dhënat e bankës,” tha pronari i biznesit.

    Biznesi ka kërkuar faturën me të dhënat e reja të bankës, të cilen e ka marrë duke menduar se është nga kompania që ishte duke bashkëpunuar. Por me pas, pronarët e kompanisë e kuptuan se fatura ishte e falsifikuar.

    Pas një muaji, furnizuesi ka raportuar vonesë në marrjen e pagesave, çka ka vënë në dijeni biznesin se diçka nuk shkon.

    Rasti është lajmëruar në polici e prokurori por sipas denoncuesit nuk kanë marr asnjë përgjigje.

    “Rastin e kemi raportuar në polici në muajin shkurt të këtij viti, pra që 6 muaj më parë. Personat nga krimet ekonomike kanë marrë dëshmitë dhe të dhënat që posedojmë, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret,” shtoi prononcuesi.

    Pagesat janë kryer përmes e-banking në Raiffeisen Bank, ku paratë duhet të ishin dërguar në Poloni, por në fakt janë transferuar në Portugali.

    Pronari i kompanisë akuzon bankën në fjalë që nuk ka aktivizuar filterat për mashtrim duke pas parasysh që pagesa ishte duke shkuar një shtet tjetër jo tek ai që ishte destinacion.

    Nga banka nuk është marrë asnjë informacion në lidhje me këtë mosmarrëveshje.

    “Banka nuk ka aktivizuar filterat e vet të sigurisë, duke lënë që mospërputhjet të kalojnë pa u ndaluar. Red flags të qarta nuk janë marrë në konsideratë,” theksoi ai./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark