×
  • Lajme
  • Lajme

    “Biznesmen i ndikuar nga mjedisi rusofil”, lansohet një goditje kundër Pacollit nga zyra e Osmanit

    Insajderi
    03 August 2024 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Behgjet Pacolli sot ka reaguar në lidhje me incidentin e presidentes, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit.

    Ai mes tjerash ka thënë se “nuk ekziston imunitet që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan, veçanërisht me aeroplan publik ku është në pyetje siguria e pasagjerëve të tjerë dhe qe nuk jane kryer procedurat paraprake te sigurisë” dhe se “është naive të thosh se telefoni mund të klonohet telefoni ndërsa kalon në makinerinë X-ray”.

    Në lidhje me këtë ka reaguar këshilltari i Osmanit, Rinor Nuhiu.

    Ai, Pacollin e ka cilësuar si “njeri që nuk ka ndjeshmëri për interesat shtetërore të Kosovës, dhe që arsyeton sulmin brutal ndaj Kosovës”.

    Tutja, Nuhiu ka thënë se “Interpretimet e tij për privilegjet dhe imunitetet janë tipike të një biznesmeni të ndikuar nga mjedisi rusofil. Prandaj, edhe injoron Konventat ndërkombëtare që rregullojnë udhëtimin e krerëve të shtetit e të cilat janë respektuar në çdo shtet tjetër ku ka udhëtuar Presidentja Osmani deri më tani”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark