Biznesmeni Aziz Tafa shoqërohet në polici për armëmbajtje pa leje   - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmeni Aziz Tafa shoqërohet në polici për armëmbajtje pa leje  

    Insajderi
    25 May 2016 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni i dyshuar, Aziz Tafa është shoqëruar në Polici si pasojë e një arme pa leje që i është gjetur atij, ka mësuar Insajderi.

    Me urdhër të Gjykatës, Policia e Kosovës ka kryer disa bastisje në kuadër të disa hetimeve preliminare që po zhvillohen për çështje të privatizimit.

    Insajderi ka mësuar se nuk ka pasur urdhërarrest për të, por për shkak të gjetjes së armës, ai është shoqëruar në Polici.

    Policia e ka konfirmuar këtë aksion hetimor.

    “Policia e Kosovës me urdhër të gjykatës themelore në Prizren ka ndërmarr një operacion policor në dy lokacione ku përfshihen rajoni i Prishtinës dhe ai i Prizrenit. Detajet lidhur me rezultatet e operacionit do te bëhen të ditura me kohë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark