Biznesmeni i naftës sfidon aktakuzën për vdekjen e punëtorit në shpërthimin e gazit, pritet përgjigja e Apelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmeni i naftës sfidon aktakuzën për vdekjen e punëtorit në shpërthimin e gazit, pritet përgjigja e Apelit

    Insajderi
    15 September 2025 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rastin tragjik të Visar Muriqit, punëtori që humbi jetën më 11 tetor 2024 në një shpërthim në pikën e karburantit “Delta Group” në Pejë, mbrojtja e pronarit të kompanisë, Vesel Jusaj, ka kërkuar hedhjen poshtë të aktakuzës.

    Kjo kërkesë është refuzuar nga Gjykata Themelore në Pejë, duke lejuar vazhdimin e procedurës gjyqësore.

    Më 7 korrik 2025, mbrojtja ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit, por deri tani gjykata nuk ka marrë vendim, pasi rasti nuk është cilësuar urgjent dhe gjykata ndodhet në periudhë pushimesh.

    Ngjarja ndodhi kur 45-vjeçari Muriqi po shndërronte një bombolë gazi për përdorim në derivate të tjera, duke humbur jetën gjatë këtij procesi.

    Pronari i kompanisë, Jusaj, mohon fajësinë dhe hetimet ndaj tij vazhdojnë.

    Familjarët e viktimës presin që gjykata të japë dënimin e merituar për përgjegjësinë në këtë tragjedi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark