Biznesmeni mitrovicas që dikur përkrahte PDK'në sot i "vardiset" Sveçlës e Atiqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmeni mitrovicas që dikur përkrahte PDK’në sot i “vardiset” Sveçlës e Atiqit

    Insajderi
    17 August 2025 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni mitrovicas, Lindrit Misini, më herët ofronte mbështetje për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) përgjatë zgjedhjeve të kaluara. Megjithatë, ai në një fotografi të fundit është parë goxha i afërt me akterë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Mediumi Veriu.info ka publikuar fotografi që dëshmojnë afërsinë e Misinit me Xhelal Sveçlën e Erden Atiqin, foto këto të realizuara përgjatë streetballit në Mitrovicën e Veriut.

    “Shtrirjes së sovranitetit” në veri ia ka parë hajrin biznesmeni Misini, pasi që ka arritur të zgjerojë veprimtarinë e tij biznesore përmes ‘Missini Sweets’ në Mitrovicën e Veriut.

    Misini më herët mbështeste në fushata elektorale kandidatët që vinin nga PDK’ja. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark