“500-she, 200-she, 10-she”, të gjitha të vendosura në tavolinë para biznesmenit Blerim Potera.
Dikush po e incizonte, e ai po vazhdonte t’i fuste ato në makinë për t’i llogaritur se sa po i dalin.
@blerimpotera1 Faliminderit gaz vllau jem se mke pshtu #☝🏻 ♬ original sound – blerimpotera
Kjo video është publikuar para pak orësh në rrjetin social TikTok.
Por, përdoruesit e rrjeteve sociale, Poterën nuk po e shohin për herë të parë në platformat teknologjike.
Pasi ai para katër vitesh ishte përfolur goxha shumë pas takimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme në atë kohë, Agim Veliun.
Edhe përkundër që emri i Poterës lidhej me shumë vepra të rënda penale, e ishte figurë e njohur për sistemin e drejtësisë, Veliu e kishte pritur atë në zyrën e tij më datë 14 mars, pak ditë para se kryeministri, Albin Kurti, ta shkarkonte nga posti i ministrit.
Një vit para takimit me Veliun, Potera bashkë me Astrit Mehmetin i njohur si Llepota, e kishin sulmuar fizikisht pronarin e kafiterisë “Che Bar”.
Policia kishte arrestuar dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit ishin dërguar në mbajtje.
Potera ka qenë dënuar dhe hetuar për vepra të rënda penale, si: trafikim armësh, kallëzim i rrejshëm i lëndimit trupor.
Gjatë kohë sa sa ka qenë në vuajtje të dënimit me burg ai ishte favorizuar nga zyrtarë të lartë të burgjeve.
Madje gjatë një darke në një restorant luksoz, ai ishte fotografuar me zyrtarët e lartë të burgjeve.
Aty Potera shihen së bashku, duke e shijuar darkën me Drejtorin e atëhershëm të Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, drejtori për Siguri i Burgjeve të Kosovës, Burim Buleshkaj, drejtori i burgut të Pejës, Isuf Iberdemaj, ai i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, si dhe Nazim Zekolli, gardian dhe person i afërt me Burim Beleshkajn dhe me zyrtarët e lartë të burgjeve.