
“Agro Bora”, që aktualisht është në regjistrin e bizneseve si firmë individuale e pronarit Shkëlçen Sylaj, është futur në Listën e Zezë nga Gjykata e Tenderëve në vend. Ky biznesmen rëndom përfiton tenderë prej dhjetëra-mijëra eurosh nga komunat e vendit për projektet e tyre në fushën e bujqësisë, de nga viti 2021 ka marrë mbi 2 milionë euro.
Kah fundi i qershorit të këtij viti komuna e Mitrovicës kishte shpërblyer me 50 mijë euro tender firmën e biznesmenit Shkëlçen Sylaj. Do të furnizoi e montoi sera për fermerë që kjo komunë i ka shpërblyer.
Firma e tij, që aktualisht është e regjistruar zi biznes individual, mban edhe emrin tregtar “Agro Bora” në regjistrin e Ministrisë së Tregtisë.
Vitet e fundit, duke nisur nga viti 2021, ka përfituar nëpër komuna të ndryshme edhe 18 tenderë të tjerë.
Ky biznesmen aplikoi për një tender të ngjashëm, që kishte të bënte me blerjen e mekanizmit bujqësor, edhe në Komunën e Fushë Kosovës.
Por, në këtë tender i dolën telashe. Komuna i kishte kërkuar dokumentet që Ligji i Prokurimit ia lejon që të ia kërkoi firmave që aplikojnë në tender, por biznesmeni Sylaj dështoi ta bënte këtë.
Për këtë arsye, Organi Shqyrtues i Prokurimeve (OShP) e ka paralizuar këtë kompani që të marrë pjesë në tenderë publik për 90 ditë.
Nga të dhënat publike nga kontratat që ka marrë firma e biznesmenit Shkëlçen Sylaj del që ai nga viti 2021 deri tash ka përfituar mbi 2 milionë euro.
Avokati i biznesmenit Sylaj: Kemi nisur procedurë në Gjykatën Komerciale
I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, biznesmeni Sylaj ka vendosur që për të të përgjigjet avokati i tij.
Sipas Vendimit te OSHP-se, klienti nuk ka arritur që të dorëzojë me kohe dokumentacionin e përshtatshmërisë, certifikatat e gjendjes penale dhe gjendjen pranë ATK-se, dokumente të cilat kërkohen kur një autoritet kontraktues synon qe ta shpërblejë me kontrate operatorin ekonomik.
“Për shkak të një problemi shëndetësor familjar, pronari i operatorit ekonomik, nuk ka arritur që të dorëzojë me kohë dokumentacionin e kërkuar, dhe për këtë arsye është diskualifikuar për periudhën tre mujore. Ne kemi ofruar pranë OSHP dëshmi për shkakun e vonesës, por arsyetimet e dhëna nuk janë marrë për bazë”, i ka thënë Insajderit avokati i Sylajt, Taulant Ferizi.
Ndaj këtij vendimi të OSHP-së, avokati njofton se tashmë kanë iniciuar procedurat përkatëse pranë Gjykatës Komerciale të Kosovës, “meqë i njëjti është marrë tërësisht në mënyrë të kundërligjshme dhe pothuajse tendencioze“, tha Ferizi.
Sipas legjislacionit ne fuqi, thotë tutje avokati i Sylajt, “diskualifikimi i një operatori mund të behet në rastet kur prezantohen informacione të rreme apo dokumente të falsifikuara, e që në rastin konkret, asnjë nga këto kushte nuk janë plotësuar”, thotë Ferizi për Insajderin.
Ai thotë se është i bindur “që Gjykata Komerciale do të vendos në favorin tonë (të kompanisë) dhe do të anuloj vendimin e OSHP-se, i cili veçse ka filluar t’i shkaktoje klientit probleme të mëdha operative”./ Gazeta Insajderi