×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmeni që mori tenderin e majmë të Përparim Ramës për rrugën A, shpallet fajtor për mashtrim në tender

    Insajderi
    02 August 2024 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania ‘Sallahu’ me pronar Naim Sallahun, është shpallur fajtor për mashtrim në tender. Rrjedhimisht, kësaj kompania i është ndaluar edhe aplikimi në tenderë në kohëzgjatje prej një viti.

    Ky vendim është marrë nga Gjykata Themelore në Gjilan dhe Gazeta Insajderi sjell dokumentin dhe arsyetimin e vendimit.

    Naim Sallahu u bë i njohur për tenderin e majmë që e mori nga Përparim Rama për rrugën A.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar në vazhdimësi për lidhjet e Sallahut me kryetarin e Prishtinës dhe tenderin milionësh të rrugës A.

    Ky tender prej 8.5 milionë euro i ishte dhënë kompanisë private nga Kaçaniku, “Sallahu SH.P.K.




    Mëposhtë mund ta lexoni komunikatën e lëshuar nga AVONET:

    𝐃𝐄𝐊𝐋𝐀𝐑𝐀𝐓Ë PËR MEDIA

    𝐏𝐚𝐬 𝐢𝐧𝐢𝐜𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐀𝐕𝐎𝐍𝐄𝐓, 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐓𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧 𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥 𝐟𝐚𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐒𝐚𝐥𝐥𝐚𝐡𝐮, 𝐍𝐚𝐢𝐦 𝐒𝐚𝐥𝐥𝐚𝐡

    𝐏𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐒𝐚𝐥𝐥𝐚𝐡𝐮, 𝐍𝐚𝐢𝐦 𝐒𝐚𝐥𝐥𝐚𝐡𝐮𝐭 𝐣𝐮 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐢𝐞𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐢𝐦 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭

    Me datë 08.04.2024, Gjykata Themelore në Gjilan, përmes aktgjykimit PKR.nr.200/2023, ka shpallur fajtor përfaqësuesin e kompanisë Sallahu SHPK, Naim Sallahu, për kryerjen e veprës penale keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik nga neni 415 paragrafi 1 te KPRK-së.

    Ky vendim meritor nga kjo gjykatë ka ardhur si rezultat i hulumtimit dhe inicimit të rastit nga AVONET, i cili është përcjellur me ngritjen e Aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Gjilan.
    AVONET gjatë hulumtimit të aktivitetit të prokurimit publik të titulluar asfaltimi i rrugës në Viti- Kërbliq, faza e dytë , kishte vërejtur se operatori ekonomik Sallahu tek dokumenti i titulluar deklarata nën betim nuk kishte vepruar në përputhje me dispozitat e legjislacionit primar në fushën e prokurimit publik, konkretisht me nenin 65 të LPP-së, ku kishte tentuar për të mashtruar autoritetin kontraktues (Komuna e Vitisë), duke mos prezentuar një aktgjykim të plotëfuqishëm i cili e ka shpallur fajtor personin tashmë të dënuar, e që sipas paragrafit 3.1 dhe 3.6 të nenit 65 të LPP-së, i cili në mënyrë decidive tregon format dhe mënyrat e aplikimit, në rast se drejtori- pronari, inxhinieri i kontratës apo dikush nga stafi ka qenë i dënuar në 10 vitet e fundit, atij i ndalohet që të merr pjesë në aktivitete të prokurimit. Kështu që sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan personi në fjalë me rastin e aplikimit në këtë aktivitet të prokurimit, ka përmbushur të gjitha elementet e figurës së veprës penale keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik nga neni 415 paragrafi 1 te KPRK-së.

    AVONET është jashtëzakonisht e lumtur me punën e zhvilluar nga institucionet e drejtësisë, që në rastin konkret kanë vepruar tërsisht në përputhje me kompetencat dhe autorizimet e tyre ligjore, duke vendosur zbatim të plotë të ligjshmërisë dhe shqiptim të sanksionit meritor për kryersin e veprës penale në rastin konkret.

    Gjithashtu, AVONET fton të gjithë operatorët ekonomik të cilët aplikojnë në aktivitete të prokurimit, të inicuara nga autoritetet publike të kenë kujdes në zbatimin e plotë të dispozitave ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës, e sidomos të dispozitave pozitive të legjislacionit primar dhe sekondar në fushën e prokurimit publik.

    Me respekt,
    Zyra për Informim
    Rrjeti i OJQ-ve AVONET

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark