×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmeni Sami Bullqi rrëfen mashtrimin me letra nga drejtorët e Komunës së Podujevës

    Insajderi
    30 June 2019 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sami Bulliqi që jeton në Evropë po planifikonte që të investonte miliona euro në Podujevë,  të hapte vende të reja të punës. Por, doli që një arkitekt i lidhur me një drejtor të Komunës së Podujevës e kishte mashtruar duke i shitur një dokument të thjeshtë në emër të projektit. E megjithatë Komuna ia dha një leje. Për shkak të mashtrimit ai dështoj që  të investonte.

    Bulliqi ka rrëfyer se si  u mashtrua nga ‘arkitekti’ që ia bëri projektin, e që i doli që nuk është projekt, ia kishte krijuar Durim Salihu, që aktualisht është Kryeinspektor i Podujevës.

    “Më përcaktoj një arkitekt të vetin i cili gjithmonë në çdo takim thoshte se do t’i rrinte këtij projekti mbrapa, masi jam kthy unë në Gjermani iu është prezantuar familjes tonë si Alban Rudari, mirëpo tani se është edhe mik i Durim Salihut kështu ka qënë kontakti i parë”, ka thënë Bullqi.

    Biznesmenët e huaj përballën në Kosovë me burokraci, e ryshfeti është kosto e parashikuar e investimit. InDoks në këtë emision do të sjell raste ku zyrtarë të shtetit u kapën me para në dorë, tëmarruara nga biznesmenë me nënshtetësi nga vendet e BE-së.

    Rrëfejnë edhe biznesmenë që u mashtruan nga zyrtarë të tjerë duke marrë leje pa projekt. Flasin edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë. Edhe ata që i mbrojnë bizneset. Të gjithë e tregojnë një histori: që këto raste e shpërfaqin haraçit që shteti i Kosovës ua vë investitorëve të huaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark