Biznesmeni serb kërkon të ndryshoj moshën, paraqet një kërkesë interesante në komunë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmeni serb kërkon të ndryshoj moshën, paraqet një kërkesë interesante në komunë

    Insajderi
    09 February 2022 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditëlindjen e tij të 65-të, politikani dhe biznesmeni serb Bogoljub Kariq i lindur në Pejë, ka paraqitur kërkesë në administratën e qytetit të Kragujevcit për ndryshimin e vitit të lindjes, që në dokumente do ta bënte atë 20 vjet më të ri, pasi siç thotë ai, nuk dëshiron të pensionohet dhe nuk dëshiron të jetë barrë e shtetit.

    Kariq ka paraqitur kërkesë për të vërtetuar se ka lindur më 17 janar 1974 në Pejë, e jo më 17 janar 1954, siç është regjistruar në amzë, shkruajnë mediat serbe.

    Siç thuhet në deklaratën e Bogoljub Kariqit, kërkesa bazohet në ligje të vlefshme dhe fakte të padiskutueshme.

    Ai thekson se këtë kërkesë e ka paraqitur sepse ndihet ende i aftë për të punuar, duke sjellë përfitime për familjen dhe mbarë shoqërinë, sepse nuk dëshiron të dalë në pension dhe të jetë barrë për buxhetin e Serbisë, fondin e sigurimeve pensionale dhe invalidor.

    Kariq thekson se e ka paraqitur atë kërkesë jo vetëm për shkak të vetes së tij, por edhe për shkak të të gjithë atyre që ndihen njësoj dhe që mendojnë se njeriu nuk është kurrë i moshuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark