×
  • Lajme
  • Insajderi

    Biznesmeni shqiptar gjendet i vrarë, autorët djegin automjetin

    Insajderi
    01 November 2021 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhelal Reçi, një biznesmen nga Laçi është ekzekutuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:23 ,në afërsi të një banke.

    Reçi, 60 vjeç, raportohet se është ekzekutuar pranë bizneseve të tij. Ai zotëronte një butik dhe një bar kafe në Laç.

    Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit, ndërsa në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur, raporton TopChannel.

    Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark