Bjellorusia “rekruton” Miss-et në ushtri, për të frymëzuar gratë dhe vajzat t’i bashkohen luftës së Putinit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Bjellorusia “rekruton” Miss-et në ushtri, për të frymëzuar gratë dhe vajzat t’i bashkohen luftës së Putinit

    Insajderi
    28 September 2023 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bjellorusia ka vendosur që të rekrutojë në ushtri pjesëmarrëset e konkursit të bukurisë, në mënyrë që të frymëzojë vajzat dhe gratë që t’i bashkohen luftës së Vladimir Putinit.

    Në bazën ushtarake, zyrtarja e lartë, Oksana Novikova, u tha bukurosheve se “atdhedashuria, patriotizmi dhe ndjenja e përgjegjësisë kanë qenë gjithmonë brenda rinisë, pavarësisht gjinisë”.

    “Përshtypjet janë fantastike. U praktikova në qitje dhe më bëri për vete aroma e barutit. E sigurt që do të kthehem prapë të praktikohem edhe më shumë”, tha Miss Bjellorusia 2023, Nadezhda Tolstikova, pas stërvitjes ushtarake.

    Në Bjellorusi, vajzat që morën pjesë në Miss Bjellorusia 2023 u detyruan të ndiqnin një kurs për ushtrinë. Në Rusi, deri në fund të vitit 300 vajza të tjera dhe 1,000 djem do të regjistrohen në kurse intensive pesë-ditore që shihen si pararendëse për karrierën ushtarake ose mobilizimin.

    Lëvizje të tilla janë duke u zhvilluar në 11 zonat të Rusisë në mes të luftës së Putinit kundër Ukrainës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark