BlackBerry e konsideron veten si pioner të komunikimit mobil dhe thotë se Twitter ka krijuar aplikacione mobile komunikimi duke kopjuar inovacionet e BlackBerry dhe një numër teknika inovative.
BlackBerry, një ish prodhues smartfonësh, paditi ditën e sotme rrjetin social Twitter për shkelje patentash.
Vitin e kaluar BlackBerry paditi edhe rrjetin social tjetër Facebook. Në padinë e kompanisë Kanadeze flitet për shkeljen e gjashtë patentave të cilat mbulojnë funksion si dërgimin e njoftimeve, heshtjen e tyre apo për teknikat e reklamimit mobil.
BlackBerry e konsideron veten si pioner të komunikimit mobil dhe thotë se Twitter ka krijuar aplikacione mobile komunikimi duke kopjuar inovacionet e e tij dhe një numër teknika inovative.
Në rastin e Facebook BlackBerry citonte shtatë patenta që kishin të bënin me sigurinë, ndërfaqen e përdoruesit, efikasitetin e baterisë, komunikimin mobil në lojëra dhe njoftimet.
Pak muaj më vonë Facebook do të padiste vetë kompaninë Kanadeze duke e akuzuar për shkeljen e pesë patentave. Të dy paditë ende janë në proces.