Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka kërkuar falje për familjarët që janë mbytur në Irak. Por ka hezituar të kërkojë falje për vendimin e marrë për pushtimin e Irakut në vitin 2003, raporton Independent.
Duke komentuar raportin kritik të John Chilcots, një raportues mbi luftën në Irak, kryeministri tha se “nuk mundemi dhe nuk them që e kemi bërë zgjedhjen e gabuar”
Blair sugjeroi se ishte përligjur në raportin e Chilcots, ku thuhet se kishte “gënjyer” në rastin e vendimmarrjes për ta pushtuar Irakun. Por kryeministri potencoi se “populli duhet ta dijë se vendimi ka qenë i drejtë”.
“Unë e pranoj përgjegjësinë e plotë, pa përjashtim dhe justifikim’’, tha ai.
Ai tha se edhe nëse Sadam Huseini do të kishte qëndruar në pushtet në vitin 2003, ai sërish do ta sillte paqen në botë dhe se nga të gjitha sfidat e kaluara, sot Iraku e ka qeverinë që njihet botërisht.
Në Londër është botuar raporti i shumëpritur për hetimin, mbi arsyet dhe pasojat e angazhimit ushtarak të Britanisë në luftën në Irak përpara 13 vitesh, përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Forcat britanike u dërguan në luftë “përpara se mundësitë paqësore për çarmatimin të ezauroheshin”, thuhet në raportin “Chilcot”.
Raporti kritikon – siç pritej, – vendimin e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, i cili mbështeti pa rezerva politikën amerikane të pushtimit të Irakut, për përmbysjen e regjimit të ish-diktatorit Saddam Hussein, duke e argumentuar atë ndërhyrje ushtarake në 2003-shin me praninë dhe rrezikun e armëve të shkatërrimit në masë nga Iraku, armë që as nuk ekzistonin.
/Insajderi.com