Blanc: Fitorja nuk ndikoi aspak në zbutjen e dhimbjeve nga eliminimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Blanc: Fitorja nuk ndikoi aspak në zbutjen e dhimbjeve nga eliminimi

    Insajderi
    17 April 2016 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    PSG u mposht nga City në çerekfinale e Champions League, duke u eliminuar për herën e katërt radhazi në këtë fazë të veprimtarisë elitare.

    Parisi, që ka fituar matematikisht titulli e katërt radhazi në Francë, fitoi 6-0 në “Parc des Princes”. Të martën, PSG do të ndeshet me Lorient në gjysmëfinalen e Kupës së Francës, ndërsa në fundjavën e ardhshme do të përballet me Lille në finalen e Kupës së Ligës. Pavarësisht nga hidhërimi i dështimit në Europë, Blanc ka premtuar maksimumin në veprimtaritë e mbetura.

    Blanc tha: “Bëmë atë që kishim planifikuar të bënim. Ashtu si fola edhe me futbollistët dhe ata ishin dakord me mua, zhgënjimi nga eliminimi në Champions League mbetet shumë i madh mes nesh dhe kjo fitore e bukur nuk na e zbut dhimbjen. Tani do të kemi dy ndeshjet kupash dhe duam të provojmë sërish kënaqësinë kur mban një trofe në dorë. Në ndeshjet ndaj Lorient dhe Lille duhet të luajmë si ndaj Caen edhe pse trishtimi është ende mes nesh.” (Telesport.al)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark