Blerësi krenar është Rick Hendrick, kryeshefi i Hendrick Automotive Group, i cili tha se ai nuk do ta drejtonte këtë veturë, sipas Auto Bild.
Ai vendosi të ekspozojë Corvette Stingray të re në hapësirën e Hendrick’s Heritage Center në Charlotte, ku ndodhen edhe 120 kopje të tjera të industrisë ikonike të automjeteve amerikane.
Interesante, por në një situatë të ngjashme është edhe Fernando Alonso, shoferi i famshëm i Formula 1, i cili mban në muzeun e tij privat të gjitha veturat në të cilat garonte. Kjo madje qëndron si klauzolë në kontratën e tij.
Ndryshe, Corvette 8 Stingray i ri fillon prodhimin në shkurt, dhe që nga marsi fillon procesi i dorëzimit të automjeteve te pronarët e tyre të ri.