Blerando: Me u merr me muzik në shtëpinë time ka qenë si me u merr me drogë – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Blerando: Me u merr me muzik në shtëpinë time ka qenë si me u merr me drogë

    Insajderi
    19 January 2024 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banori i Big Brother Vip Kosova, gjatë natës së sotme ka bërë një rrëfim për jetën e tij.

    Ai ka thënë se i vlerëson shumë motrat e tij, dhe që ka një lidhje shumë të fortë me nënën e tij.

    “Janë mundu me na plotësu krejt kushtet, jam krenar që na kanë nejtë gati prindërit dhe na kanë shti me msu”, është shprehur Blerando.

    “Nuk më kanë përkrah në fillim prindërit sepse nuk ishin dakord që unë me lanë shkollën dhe me u marrë me muzikë se të na u kon si me u marrë me drogë”.

    Ai ka treguar edhe sfidat për pagesën e faturave.

    “Hina kredit me ble një kompleks me 5 banesë e krijova një lloj sigurie me i pagu faturat e mia edhe e krijova një biznes, për me mujt mi pagu faturat e mia për muzikë”.

    Kur i kam thanë mamit që po du me i lanë studimet, ka qenë shokuese sepse dojsha me u marrë me muzikë.

    Tutje ai ka treguar se nuk ka pasur përkrahjen e familjes.

    “Nuk e kom pas përkrahjen e familjes, masi dul projekti i dytë mami nisi mu dashuru në projektet e mia”, është shprehur Blerando.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark