Blerim Isufaj takohet me kreun e SPAK-ut, flasin për forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Isufaj takohet me kreun e SPAK-ut, flasin për forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta

    Insajderi
    01 October 2025 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Prokurosisë Speciale, Blerim Isufaj, është takuar me kreun e e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipër, Altin Dumani.

    Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.

    “z.Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërsa, z. Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend”, thuhet në njoftim.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Kryeprokurori Isufaj pret në takim drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani

    Prishtinë, 01 Tetor 2025 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, z. Blerim Isufaj, priti të mërkurën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar, z.Altin Dumani.

    Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.

    z.Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Ndërsa, z. Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark