Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot ka njoftuar se është caktuar një ekip ndërministror i cili do të bëj identifikimin e nevojave shtetërore për blerjen e helikopterëve.
Në takimin që e pati Mustafa me disa ministra u vendos që këta helikopterë të blihen nga kompanitë më prestigjioze në botë.
Ky lajm nuk iu ka ikur mediave serbe, të cilat sot gjatë gjithë ditës kanë raportuar se shteti i Kosovës shumë shpejtë do të bëhet me helikopterë, transmeton lajmi.net
Agjencia e lajmeve Tanjug, gjatë ditës ka cituar Mustafën duke thënë se helikopterët do t’i nevojiten Kosoës për raste emergjente.
Për këtë çështje kanë raportuar edhe Blic dhe Telegrafi i Serbisë.
Telegraf, ka shkruar se për blerjen e këtyre helikopterëve duhet të kryhen procedurat në bashkëpunim me NATO-n dhe KFORI-n, me të cilët do të dakordohet edhe për trajnimin e pilotëve, përcjell gazetametro.
Kurse Blici serb shkruan se për investimet në helikopterë kishte folur edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili kishte premtuar blerjen e pesë të tillëve nga Turqia.