“Blerje votash, a i mbushin 18 vjet deri në tetor?" – Alban Hyseni vërshohet me kritika pas "lajmit fantastik’" për ekskursionin e maturantëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Blerje votash, a i mbushin 18 vjet deri në tetor?” – Alban Hyseni vërshohet me kritika pas “lajmit fantastik’” për ekskursionin e maturantëve

    Insajderi
    08 May 2025 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me 6 maj, ka nënshkruar një kontratë, për ekskursionin e maturantëve në Shqipëri, shkruan Insajderi.

    Hyseni këtë vendim e ka cilësuar si “lajm fantastik”, duke shtuar se është shpërblim i veçantë për çdo maturant të Gjilanit.

    Por, si reaguan për këtë vendim banorët e kësaj komune?

    Postimi i Alban Hysenit, është vërshuar nga komente nga më të ndryshmet, pasi njoftoi se ka marrë vendim t’i qeras këtë vit maturantët.

    Madje, shumë prej komentuesve e kanë quajtur si “blerje e votave”.

    A e dite a po i mbushnin 18 vite deri në tetor këta maturant. Blerje klasike e votës”, shkruan një komentues.

    “A erdhën zgjedhjet a, as ne Skandinavi me gjithë atë buxhet nxënesve nuk ju paguhen eksurzionet, por duhet të punojnë për klasën, kjo është korrupcion i pastër”.

    “Blerje e votës, vakti i votes”, vazhdojnë komentet.

    “Marre, po s’ka votë nga ta, qysh bre lajm fantastik”, vërshohen komentet tutje.

    “Kryetar Alban Hyseni nxënësi duhet me i pas shtesat (mujore) e veta e jo me bë lëmoshë komuna”, shkruan një tjetër komentues.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark